Ministri i Jashtë grek, Nikos Kotzias, tha se Greqia dhe Shqipëria duhet të zgjidhin problemet që kanë dhe të merren me të ardhmen.
“Kjo është filozofia jonë e përbashkët, duhet t’i zgjidhim problemet ekzistuese dhe të merremi me projekte të mëdha të së ardhmes”, tha Kotzias.
“Kemi detyrime për popujt tanë, por edhe për gjithë rajonin. Duhet të zhvillojmë energjinë, të bashkëpunojmë në fushat e kulturës e arsimit dhe në shumë çështje të tjera.
Këto çështje duhet të promovohen e të ecim para në mënyrë kreative, me dialog e konsensus”.
Kotzias foli edhe për përkrahjen e Greqisë për përfshirjen e Shqipërsë në Bashkimin Evropian.
“Greqia është ndër anëtaret më të vjetra të Bashkimit Evropian, ka përvojë dhe do të jetë përkrah Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropiane”, tha ministri i jashtëm grek.
D.I.