Deri tani duket se janë përcaktuar dy zyrtarët (një nga secili krah), që do të shoqërojnë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, në takimin e tyre të parë si krerë partiakë, që do të kenë në orën 17 në Pallatin e Kongreseve. Ata janë Fatmir Xhafa, njëherësh edhe kreu i komisionit të posaçëm të reformës, dhe Oerd Bylykbashi, deputet i PD dhe anëtar i këtij komisioni.
Burime të besueshme i thanë Javanews se pritej që në këtë format të shtohej eventualisht edhe një person i tretë, por duke parë negociatat e orëve të fundit gjithçka mund të ndryshojë. Presioni diplomatik dhe përgatitjet e ethshme rreth formulave për çeshtjet e mbetura ende pezull, mund të ribëjnë shumëçka në formatin e një takimi i cili pritet t’i japë një drejtim përfundimtar fatit të reformës në drejtësi.