Kryeministri Edi Rama, i cili qysh në fillimet e tij në politikë ka dalë hapur në mbështetje të sportit, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ekipit kombëtar të futbollit. Ai është ndalur në Bergamo të Italisë, për të takuar futbollistët e kombëtares shqiptare, para nisjes së tyre drejt Francës, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit.
Noa shkruan se Rama shprehu bindjen që lojtarët do të përfaqësojnë të gjithë kombin, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës. “Jam i bindur që do të zhvilloni një kampionat fantastik. Humbjen e kemi në xhep, s’kemi çfarë të humbasim më shumë”, u tha Rama djemve të kombëtares.
Në përfundim të takimit kombëtarja e futbollit është nisur nga aeropoerit i Bergamos, drejt Francës, ku për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e Kampionatit Europian të futbollit.