Skandal i ri seksual për legjendën e Manchester United, Ryan Giggs.
Sipas të përditshmes britanike, “The Sun”, uellsiani ka përfunduar në “ciklon” për një xhiro prostitutash në brendësi të hotelit “Hotel football”, struktura prestigjoze prej 24 milionë stërlinash e lindur përballë “Old Trafford” pikërisht pasi dy legjendat e “Djajve të Kuq”, Giggs dhe Gary Neville e kishin kërkuar.
Tabloidi anglez, në fakt, konfirmon se një agjenci eskortesh (prostitutash) kanë vizituar dhe ushtruar profesionin në këtë hotel, me lejen e ish-mesfushorit.
Një hotel, ky në fjalë, që muaj më parë, u përfol se kishte edhe një xhiro kokaine dhe konsumim të lëndës në fjalë.
Nuk është hera e parë që Giggs përflitet kështu. Uellsiani, vite më parë, u akuzua edhe për tradhëti ndaj bashkëshortes së tij dhe pasi shkonte me atë të vëllait.
Lajmi/d.i.