Zviceranët kanë rrëzuar me 77% të votave propozimin që nëse do votohej do t’u jepte atyre 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse ishte në punë apo jo.
Propozimi i hedhur në referendum do të vendoste nëse duheshin garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar, por vetëm 23 % e zviceranëve kanë qenë dakord në lidhje me këtë propozim.
Mbështetësit e kësaj ideje shpreheshin se puna në shekullin XXI po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendeve të punës.
Ndërsa kundërshtarët e saj apelonin se nëse çdo zvicerani do t’i jepen pará edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.
Ky referendum ka qenë unik në llojin e vet, duke e bërë Zvicrën të parin vend që çon në votim një ligj të tillë.
TCH/d.i.