Kreu i shoqatës së personave të pagjetur në Mitrovicë, Bajram Qerkini, thotë se nga lufta e fundit, nga kjo komunë, 9 fëmijë të moshës së mitur mungojnë ende.
Qerkini që nuk bënë të ditur emrat e fëmijëve me kërkesë të familjareve, thotë se fëmijët e zhdukur trajtohen si një kategori tjetër për dallim nga ata që në luftë ishin zhdukur nga serbët në moshë madhore.
Por numri i atyre që Serbia i zhduku pa gjurmë në të gjithë Kosovën del të jetë goxha i madh.
Të zhdukur vetëm nga viti 1999 sipas kryetarit të komisionit të të pagjeturve Prenk Gjetaj është 91 sish.
E derisa nuk ka gjurmë për fatin e këtyre që si fëmijë u zhdukën Gjetaj e pranon se mund të ketë dyshime, njofton Klankosova.
Sido qe të jetë edhe Gjetaj edhe Qerkini thonë së çështja e kësaj kategorie është ngritur disa herë takimet e me palën serbe por vazhdon të mos ketë dhënë rezultat.
Të dy vlerësojnë që institucionet duhet të angazhohen më shumë dhe të bëjnë trysni tek ndërkombëtarët që fati i 1665 personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur të zgjidhet. (b.an)