Një fëmijë i mitur shqiptar është mbytur në ujërat e lumit Niers në Gjermani këtë të dielë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë, teksa trupi u gjend nga zhytësit rreth orës 15:30 pa shenja jete.
I mituri është transportuar në spital në përpjekje për t’i shpëtuar jetën porvogëlushi ka ndërruar jete rreth orës 17:00.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park mjaft të frekuentuar, teksa 10 vjeçari po luante bashkë me disa fëmijë të tjerë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ujërat e lumit janë shndërruar në një rrezik potencial, pas fryerjes së prurjeve të ujit kohët e fundit.
Policia gjermane po heton ende për rrethanat ekzakte të tragjedisë.