“Nuk kam më në një punë dhe tani jam vetëm një barrë për familjen time. Jeta ime është e padobishme.”
Këto ishin fjalët e pakta të një babai të dy fëmijëve në gjendje të rënduar psikologjike. O.T., 33 vjeç vetëm pak ditë më parë kishte humbur vendin e punës.
I martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, 33-vjeçari po kalonte probleme ekonomike dhe tashmë e shihte veten si jo mbështetës për familjen. Për këtë arsye, ai ka tentuar të vrarë veten me thikë. Shqiptari hyri në një furrë buke, ku i kërkoi shitëses t’i jepte një thikë.
Por edhe pse vajza refuzoi, ai arriti të kapte një thikë me dhëmbëza që përdorej për të prerë bukën. 33-vjeçari u largua duke u fshehur pas një dyqani akulloreje, duke qëlluar veten me thikën e rrëmbyer.
Shqiptari u rrezua përtokë pas përpjekjes së dështuar të shitësit të dyqanit, që nuk arriti dot ta ndalonte në kohë. I riu po merr mjekim në spital dhe sipas mediave italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Panorama