Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini ka deklaruar se dita e nesërme pritet që të jetë dhe dita që do të shënojë mbylljen e diskutimeve për reformën në drejtësi dhe që do t’i hapë rrugë votimit të saj.
Në një deklaratë të shpërndarë për median, Zv Presidentja e Komisioni Europian shtoi se reforma do duhet të jetë e thellë dhe tërësore, pasi pikërisht kjo reformë do të jetë hapi që do të garantojë afrimin e Shqipërisë me BE-në.
Mogherini i ka vënë theksin edhe votimit të reformës, duke bërë thirrje që reforma në drejtësi është përgjegjësi e çdo deputeti.
Deklarata e plotë
Reforma gjithëpërfshirëse dhe e thellë gjyqësore ka qenë një kërkesë për një kohë të gjatë e një shumicë dërrmuese të qytetarëve të Shqipërisë.
Është gjithashtu thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në BE.
Propozimi legjislativ që është tani para Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në përputhje me standardet evropiane.
Është thelbësore që propozimi të miratohet me shumicën e kërkuar prej dy të tretave.
Kjo është një votë për cilin çdo anëtar i Parlamentit, të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë.
Siç e kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ky mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët.
Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër të miratojë propozimin.
Ne besojmë tek të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demostrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke miratuar atë dhe duke vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e saj./ java/a.k