Partia Socialiste mbush çerek shekulli më 12 qershor dhe përgatitjet për festimin 25-vjetorit kanë nisur me kohë. Ende mbetet mister nëse do të marrë pjesë ose jo lideri historik Fatos Nano, njeriu që për 15 vite e drejtoi atë parti dhe në momentet më të vështira. Ndërkohë që kreu i PS njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama e ka përshëndetur nga kongresi i fundit Fatos Nanon dhe rolin e tij në PS, një ftesë kjo jo vetëm për të qënë prezent në festimet e 25 vjetorit të PS që ai drejtoi, por dhe për të qënë kontributor.
Ndërkohë festimet kanë nisur këtë fundjave në çdo bashki, ku në fund ceremonia e madhe do të mbahet në Tiranë më 12 qershor, ditën e themelimit të PS 25 vite më parë. Socialistët janë përballë sfidave të qeverisjes, dhe në përpjekje që sëbashku me aleatët të hyrjnë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm për të drejtuar dhe një mandat tjetër qeverisës vendin. Ndërsa kreu socialist Edi Rama ka kërkuar me insistim që PS brenda këtij viti të shtojë anëtarësimet për të kapur shifrën e 150 mijë anëtarëve.
Sot deputetët e PS kanë bërë me dije se 25 vjetori i themelimit të partisë është festuar në Elbasan. Të pranishëm ishin deputeti socialist Taulant Balla dhe ish-nënkryetari i kësaj force politike Servet Pëllumbi, i cili vlerësoi rolin transformues të PS-së. Ndërsa Balla tha se PS është një force modern e të majtës europiane. “Së bashku kemi përpara sfida të karakterit demokratik. PS është një force modern e të majtës së re europiane. Qëllimi është thellimi i transparencës me publikun në çdo vendimmarrje dhe zgjerimin e rrugëve të komunikimit të partisë me qytetarët”, tha Balla përpara socialistëve.
Tema/d.i.