Vetëmashtrimi evropian pas dështimit të misionit të EULEX-it, që për tetë vjet pranie në Kosovë, nuk e ka përmbushur qëllimin për të cilin ishte mandatuar nga Bashkimi Evropian, është tema e javës këtë të diel në Koha Ditore.
Derisa Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve me shkallë të lartë korrupsioni, BE-ja vazhdon të jetë e vetëkënaqur me EULEX-in.
Se BE-ja s’kishte vullnet ta përmirësonte EULEX-in, e pranon edhe analisti politik i Këshillit Politik të Demokratizimit, Bodo Weber. (b.an)