Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e mbi 52 kg lënde narkotike të llojit kanabisa dhe një armë zjarri tip pistoletë në kufirin e gjelbërt me Malin e Zi, në vendin e quajtur “Stare”.
Sipas policisë, dy persona po tentonin të kalonin kufirin me lëndën narkotike për në Mal të Zi duke shfrytëzuar një terren të thyer malor.
Personat në fjalë, për momentin kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë, duke braktisur thesin e mbushur me kanabis dhe armën e zjarrit.
Grupi operacional i policisë kufitare që ka organizuar aksionin është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tyre. (tch / ra.)