Një vajzë e mitur ka rënë viktimë e kërcënimeve dhe presioneve të një shqiptari 19-vjeçar në Prato të Italisë.
I riu shqiptar, sipas mediave italiane, është arrestuar dhe shoqëruar në burg për përndjekje të ish-të dashurës së tij, shkruan Panorama. Një ditë madje ai i kishte shkuar në shkollë dhe teksa e kishte parë të dilte e kishte kërcënuar me një thikë kuzhine.
I riu është arrestuar të martën, 31 maj, por hetimet ndaj shqiptarit kishin filluar që në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur policët në Prato kishin te gjetur një sërë aktesh persekutimi të kryer nga i riu kundër ish-të dashurës, shkruan Panorama.
Ndaj policia e kishte urdhëruar shqiptarin për të mos frekuentuar të njëjtat vende me vajzën.
Por ai nuk i është bindur këtij ndalimi duke e injoruar vazhdimisht urdhin policor, deri të martën kur u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.