Messi është përballur kësaj here me një proces të fortë gjyqësor, teksa avokati i shtetit spanjoll ka hedhur akuza të rënda ndaj tij dha babait të “pleshtit” Jorge Messi. Avokati Mario Maza ka kërkuar një dënim prej 22 muajsh burgim për Messin dhe babain e tij, pasi sipas akuzës ai ka kryer evazion fiskal me të drejtat e tij të imazhit, duke ju shmangur taksave për rreth 4.1 mln euro, nga viti 2007 deri në 2009.
Messi është justifikuar duke thënë se ai nuk është në dijeni të financave të tij pasi me to merret i ati, por ndryshe pretendon Maza, i cili thotë se ai “di më shumë sesa do të thotë”, duke e cilësuar lojtarin me 5 topa të artë, si “kreun e një strukture kriminale”.
Në krye të akuzës ndaj Messit një ish drejtues i Real Madridit
Dëshmi të ndryshme kanë konfirmuar, shkruan Corriere dello Sport, se Messi nuk ishte në dije të operacioneve që kryente i ati, i cili ishte menaxher dhe administrator i financave të të birit.
Prokuroria e Barcelonës fillimisht i ishte kundërvënë një gjyqi për Pleshtin, por ka qenë avokatura e shtetit e cila ka bërë rekurs në gjykatë, duke kërkuar përfshirjen e Messit në gjyq.
Gazetat katalanase kanë zbuluar se drejtuesi aktual i Avokaturës së Shtetit ka qenë dikur një ish drejtues tek Real Madrid./ java.ak