Studiuesit izraelit që monitoronin një pacient i cili vuante nga epilepsia e lobit temporal në Spitalin Universitar të Hadassa në Jerusalem, kanë incizuar momentin kur ai përjetoi një deluzion fetar.
Kur pacienti 46-vjeçar (i cili ishte hebre, por jo edhe aq fetar) u lidh me pajisjet monitoruese të trurit për t’iu nënshtruar testeve neurologjie, ai pretendon se ka komunikuar me Zotin.
“Ne kemi pasur rastin e rrallë për të incizuar një bisedë deluzive fetare në kohë reale në pacientin me epilepsi të lobit të djathtë temporal”, thonë doktorët Shhar Arzy dhe Roey Schurr në një studim të publikuar në zhurnalin neurologjik ‘Epilepsy and Behavior’.
Arzy dhe Schurr besojnë se rritja në aktivitetin e lobit frontal të pacientit, ndërsa ai ndjeu se ishte duke komunikuar me një hyjni, mund të tregojë një formë të “episodi psikotik që mund të ndodhë pas krizave epileptike”, shkruan Discovery Magazine, përcjell arbresh.info.
Gjatë episodit epileptik, autorët thonë se pacienti papritmas ngriu në shtrat, më vonë duke pretenduar se ai ndjeu sesi Perëndia i afrohet dhe nisi të këndonte lutje dhe duke thënë se Perëndia e kishte dërguar.
Lidhja mes epilepsisë dhe përvojave vizionare ka kohë që është dyshuar, por kjo shënon herën e parë që kjo dukuri është kapur gjatë momentit nga ana e pajisjeve të monitorimit të trurit. /arbresh/.