Partitë e vogla kanë dorëzuar sot një ‘paketë’ propozimesh në Kuvendin e Shqipërisë për disa ndryshim në kodin zgjedhor.
Në një konferencë për shtyp, kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi citoi disa nga ndryshimet që iu përcollën kryeparlamentarit Ilir Meta. Sipas tij, me rëndësi në procesin zgjedhor, duke shprehur mendimin edhe të 43 partive të vogla, është që numri të bëhet në mënyrë elektronike.
“Komisioni Zgjedhor të jetë i depolitizuar. Komisionet të largohen nga komisionet politike dhe votimi të jetë elektronik dhe rezultati të dali ditën e zgjedhjeve, kjo është baza e vlerësimit të pikave tona. Meqë votimi të jetë elektronik, ne gjykojmë që edhe grupet e emigrantëve të votojnë.
Në disa nga shtetet e huaja është e realizueshme. Lista e kandidatëve të jetë publike. Gjykojmë që është një pozim i thjesht, i qartë nga ana ligjore kërkesat që janë të realizueshme dhe nuk dalin nga bashkësitë e tjera. Kemi ardhur me dëshirën e mirë që Kuvendi të na i pranojë këto propozime dhe të gjitha palët ta dinë që rreth 43 parti kanë bërë këtë propozim. Është e thjesht e serioze.”, tha Shehi.
Shehi tha se pavarësisht koalicioni që do të bëhen para zgjedhjeve, partitë e vogla kanë interesin e përbashkët që të kenë përfaqësim.
“Ky është një propozim në të cilin devijojmë nga propozimet tjera. Propozimi ynë është bërë në nxitje dhe në afat që t’i jepet një drejtim kësaj çështje. Ka ardhur dita që të gjithë të japin kontributin e vet. Ne qe jemi këtu për zgjedhje do jemi një me një e një me një tjetër, por të gjithë kemi një qëllim të përbashkët që të kemi përfaqësim”, tha Shehi.
“Nuk jemi kundër PS apo PD, fakti që jemi rrekur për të sa në një anë në tjetrën, tani kërkojmë që të adresojmë problemet tona, për të nxjerrë Shqipërinë nga ky qerthull se paku për sistemin ligjor”, u shprehën përfaqësuesit e partive të vogla.
BW/d.i.