“Gjatë viteve të fundit, rreth 90 për qind e turistëve janë interesuar për të kaluarën e qytetit gjatë kohës së luftës, edhe pse ai nuk është i famshëm në broshura promovuese,” tha për BIRN Shoqata e Turizmit e Kantonit të Sarajevës.
Asja Hadziefendiç-Mesiç, zëdhënësja për Shoqatën e Turizmit, tha se turistët që vizitojnë qytetin janë më pak të interesuar për vende të tjera historike të tilla si vendi ku zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore 1984, të cilat u mbajtën në Sarajevë, apo vendi ku u vra duka Franz Ferdinand nga Gavril Principi, që ndihmoi në nxitjen e Luftës së Dytë Botërore.
“Ata s’i mbajnë mend Lojërat Olimpike. Lavdia e tyre s’është më e dukshme në qytet. Ata gjithashtu e shohin Luftën e Parë Botërore si diçka të largët. Janë të interesuar në rrethimin e Sarajevës,” tha Hadziefendiç-Mesiç.
Vitin e kaluar rreth 120,000 turistë vizituan “tunelin e jetës”, tuneli nën aeroportin e Sarajevës, e cila ishte rruga e vetme në qytetin e rrethuar gjatë kohës së luftës dhe u bë një simbol i rezistencës së saj. Përveç Bascarsijas, lagjen historike të pazarit, tuneli është destinacioni më i vizituar në qytet.
“Çdo ditë u bëjmë ture mbi luftën rreth 30 turistëve gjatë muajve të verës. Të gjithë ata duan të shohin “tunelin e jetës” ku mbërrinim pasi ecnim përmes Luginës së Snajperëve,” tha agjentja tureve Emina Ligata.
“Përveç kësaj, ne çojmë turistë gjithashtu edhe në stadiumin Kosevo, i cili u duke interesante si një vend Olimpik, por gjithashtu i frikshëm sepse stadiumi u përdor si varrezë gjatë luftës,” shtoi ajo.
Agjencitë turistike ofrojnë vizita në tregun e hapur Markale, ku 111 civilë nga Sarajeva u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën në dy masakra të kohës së luftës.
Gjatë qëndrimeve të tyre në Sarajevë, turistët shpesh paguajnë për të vizituar galerinë kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.
Stefan Erhardt, një turist gjerman nga Munihu, tha për BIRN se kjo ishte vizita e tij e parë në Sarajevë dhe se ai ishte i mahnitur nga historia e kohës së luftës.
“Mendoj se historia kohës së luftës është tërheqja kryesore turistike dhe ajm i interesuar vërtet të shoh gjithçka. Nëse doni të kuptoni një vend, duhet të shikoni të kaluarën e tij,” tha Erhardt.
Turistët amerikanë Tim Borden dhe Jessica Stone gjithashtu thanë se kanë vizituar vende të ndryshme të lidhura me konfliktin e viteve 1992-1995, përfshirë bashkinë e qytetit Vijecnica dhe bibliotekën kombëtare e cila u rihap në vitin 2014, pasi u dogj gjatë rrethimit kur u bombardua nga forcat serbe.
“Ne pamë Vijecnicën, bibliotekën dhe kaluam shumë kohë në ekspozitën e Srebrenicës. Pamë gjithashtu Muzeun Historik,” tha Borden.
Numri i vizitorëve në Sarajevë ka vazhduar të rritet gjatë viteve të fundit. Shoqata e Turizmit e Kantonit të Sarajevës thotë se në vitin 2015, zona u vizitua nga 359,523 turistë. Një guidë me shoqërues kushton rreth 25 euro për person.
ma.me