Nëse Hillary Clinton do të zgjidhej presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kush do të bëhej zëvendëspresidente? Në emisionin e Ellen DeGeneres, kjo e fundit ka luajtur një lojë me kandidaten për presidente, Hillary Clinton se kë do ta zgjidhte për zëvendëse të saj nëse do të bëhej presidente, transmeto arbresh.info.
Në këtë lojë, Clinton është dashur të zgjedh mes dy opsioneve derisa të arrinte në fund tek një zgjedhje e vetme. Në raundet e parë, Clinton u desht të zgjidhte mes Joe Biden, Mark Zuckerberg, Tony Goldwyn dhe madje edhe George Clooney.
Por gjërat u bënë më interesante kur ajo u desht të zgjedh mes Leonardo Di Caprios dhe Beyonces dhe ajo zgjodhi pa mëdyshje, këtë të fundit.
ma.me