Rreth 9000 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës” në Devoll të Korçës.
Nga kontrolli i imtësishëm në këtë zonë policia ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e kanabisit nga të cilat 1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike, këto të fundit të kultivuara në 4 sera.
Në këtë zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën : 2 (dy) armë zjarri tip automatik model 56, 4 krëhëra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.