Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të fermerëve, agro-përpunuesve dhe për infrastrukturën bujqësore rreth 15 milione euro.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh te enjten për median se nga ky fond pritet të përfitojnë rreth 13 mijë fermerë. “Ne do të shkojmë afërsisht në 13 mijë fermerë që do të jenë përfitues. Unë dua që t’i kënaqim të gjithë këtë vit. Fondi është 15 mln euro, ndërkohë ne nuk kemi vetëm mekanizmin e subvencioneve, por kemi edhe fondin e garancisë, i cili do të gjenerojë 50 mln euro kredi”, tha Panariti.
Ruajtja e prodhimeve shqiptare sipas ministrit Panariti është një sfidë pasi ato prezantojnë cilësitë e veçanta që ofron vendi ynë. “Në SHBA zëmë 70% të tregut të sherebelës. Kjo është arsyeja që vaji shqiptar eksportohet në tregje elitarë si ai zviceran. Kjo është arsyeja se mjalti dhe vera shqiptare shkojnë deri në Hong Kong”, deklaroi kreu i bujqesise./a.m.