Gjendet i gjallë djali që prinderit e lanë në një pyll me arinj në veri të Japonisë si ndëshkim.
Mediat e huaja raportojne se 7-vjeçari Yamato Tanooka u gjet në një kazermë ushtarake në afërsi të Shikabes, në veri të Hokkaidos, disa kilometra larg vendit ku ishte lënë nga prindërit.
Ai u gjet nga një ushtar, teksa u fut rastesisht ne barakën ku ishte strehuar i vogli.
Kur ushtari e thirri ne emer, ai u pergjigj po, e me pas i tha se ishte shumë i uritur.
Djali kishte kaluar nëpër male derisa kishte gjetur barakën si një vend të sigurt për t’u strehuar.
I ati i djaloshit të gjetur tha se i kishte kërkuar falje të birit, ndërsa mes lotësh falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në misionin për kërkimin e Yamatos.
Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq.
Prindërit thanë se, pasi e lanë vetëm u larguan rreth 500 metra, dhe, kur u kthyen disa minuta më vonë, ai ishte zhdukur.
Zona në fjalë është shumë e izoluar dhe njihet për popullimin e madh të arinjve që jetojnë aty. Banorët lokalë thonë se, shumë rrallë kalojnë përmes pyjeve, pasi nuk ka ndriçim dhe ka shumë kafshë të egra.
Panorama/d.i.