Agjensia e Trajtimit të Pronave në Shqipëri ka publikuar formulën dhe çmimet e trojeve për vitin 2015 që do të shërbejnë për të përllogaritur masën e kompensimit që do të përfitojnë familjet ish-pronare.
Tabelat do të ndihmojnë pronarët që të përllogarisin vlerën që ka prona e tyre, ku një metër katror do të vlerësohet me çmimet e tregut, por zëri kadastral do të jetë ai i origjinës së pronës dhe jo ky i sotmi.
Nëse ne bazohemi në tabelat dhe formulat, me një përllogaritje kjo e ulë ndjeshëm çmimin e tokës./Express/a.m.