Forcat speciale britanike që operojnë në Libi, po “bombardojnë” pozicionet e Shtetit Islamik me muzikë të Bollywoodit, në mënyrë që t’i “mposhtin mendërisht”.
Britanikët dyshohet se kanë filluar të përdorin këtë taktikë, pasi ua kishte propozuar një pakistanez që punon në njësi, i cili është i bindur se do të ndikojë tek xhihadistët një lloj i kulturës që me çdo kusht ata e kundërshtojnë.
Gjithashtu konsiderohet se ky lloj aksioni do ta bënte ISIS-it të ndihet sikur është duke humbur fuqinë në territorin e vet, duke pasur parasysh se kjo lloj muzike dhe kulture është e ndaluar në territoret që ata i kontrollojnë.
Raportohet se dy vetura janë parë afër territorit të kontrolluar nga ISIS, nga të cilët dëgjoheshin tinguj të muzikës indiane, që për qëllim kanë hutimin e xhihadistëve.
Telegrafi/d.i.