Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalli sot zgjedhjet e reja në këtë parti. Mësohet se zgjedhjet për kryetar do të mbahen më 30 tetor, ndërsa pas tyre do të zhvillohet Konventa Zgjedhore e LSI-së, në 12-13 nëntor.
Nënkryetarët e rinj të LSI janë zgjedhur Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.
Sot Komiteti Drejtues Kombëtar në kuadër të organizimit për zgjedhjet në LSI vendosi të miratojë ndarjen e funksioneve ministrore me ato partiake.
Kështu, Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha që është edhe Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, do jenë anëtarë të Kryesisë së LSI-së, por dhanë dorëheqjen nga Nënkryetarë të LSI-së. Në vend të tyre u zgjodhën Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
BW/d.i.