Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama, njësoj siç bëri me Arben Frrokun, ka nisur jashtë shtetit Elvis Roshin, në mënyrë që ky i fundit të shpëtojë, sipas tij, nga arrestimi i prokurorisë.
Berisha shkruan në rrjetin e tij se Kryeministri është përgjegjësi dhe për këtë, ish kryeministri kërkon hapjen e dosjes penale për Ramën.
“Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!
Te dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu per vite dhe mashtroi qytetaret e Kavajes dhe mbare Shqiperise per krimin e Ervinit/Elvisit te tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit.
I bej thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij!”- shkruan Berisha.