Parlamenti gjerman e ka miratuar rezolutën që vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore e konsideron ‘gjenocid’, raporton BBC.
Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t’i rëndoj marrëdhëniet në mes të dy shteteve. Si reagim ajo ka terhequr edhe ambasadorin e saj në Gjermani.
Armenët thonë se deri në 1.5 milionë banorë të tyre janë vrarë në masakren e vitit 1915, ndërkaq autoritetet turke thonë se numri ka qenë shumë më i vogël.
Deri më tas janë mbi 20 shtete, përfshirë edhe Francën dhe Rusinë, si dhe Papa Françeskun që vrasjet e vitit 1915 i njohin si gjenocid.
ma.me