Toka në Karaburun të Vlorës e cila u sekuestrua pak ditë me parë pasi rezulton se u përvetësua me dokumente të falsifikuara dyshohet të jetë marrë për llogari të një grupi të strukturuar kriminal.
Kryeprokurori Llalla bashkë me disa drejtues të Prokurorisë është nisur sot drejt qytetit të Vlorës. Burime për Report TV bëjnë me dije se do të hetohen të gjitha dosjet e pronësisë nga 1994 deri në 2012.
Ndërkohë sipas të njëjtave burime rezulton se nuk është 220 ha tokë e sekuestruar në Karaburun por nga janari janë sekuestruar rreth 500 ha.
Sekuestrimi i truallit në Karaburun në pranga 3 persona të përfshirë
Disa ditë pas sekuestrimit të 220 ha truall në zonën e Karaburunit të Vlorës të përvetësuar me dokumente të falsifikuara Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet. Mbi bazen e urdhrave te ndalimit te nxjerre nga ana e Prokurorise, mbremjen e së mërkurës u ndaluan 3 persona, Blerina Dhrami, ish-nepunese e ZVRPP Vlore. (aktualisht me funksion avokate ne qytetin e Vlores, Rajmond Mezi, personi ne emer te te cilit eshte regjistruar prona, Donika Besimaj, me detyre pergjegjese e arshives prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.
Këta tre persona jane ndaluar si te dyshuar per kryerjen e veprave penale te “Falsifikimi i dokumentave” e kryer me shume se nje here, ne bashkepunim, “Shperdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.
Hetimet për këtë rast sqaron akuza e Vlorës janë nisur kryesisht e më pas janë bashkuar dhe kallëzimet e dy shtetasve të cilët pretendojnë pronësi mbi këtë sipërfaqe.
Kjo masë sekuestro është vendosur me lejen e gjykatës ndërsa si prova janë paraqitur një sërë dokumentesh të falsifikuara të marra në hipotekën e qytetit të Vlorës.
Sipërfaqa prej 220 hektarë ndodhet në zonën e njohur si Shën Vasil në Karaburin dhe është regjistruar fillimisht në emër të Rajmond Mezinit./ report tv.