Për deputetin demokrat Gent Strazimiri, 1 qershori dhe festa që u bë tek Parku i ri i lojërave tek Liqeni Artificial, është një propagandë partiake e urdhëruar sipas tij nga Partia. Strazimiri shfaqet i revoltuar me aktivitetet që kanë bërë Ministra e zyrtarë të ndryshëm të qeverisë me datën e 1 qershorit, duke thënë se kjo të kujton kohën e Partisë Komuniste dhe të veteranëve, të cilët ai i quan qen bir qeni.
“PARTIA ka sulur sot tek fëmijët të gjithë “kuadrot”, mbrojtës, bashkëluftëtarë e shokë besnikë të përdhunuesve, vrasësve e trafikantëve me shumë emra…
M’u kujtua femijëria…5 maji i përvitshëm me “rrëfimet e xhaxhi veteranit” që në fakt ishte një qen bir qeni që kish vrarë shqiptarë vetëm pse donin SHQIPËRINË E LIRË, më shumë nga ç’kish vrarë serbi e greku patriotë kur ende s’kish Shqipëri…”- shkruan Strazimiri.
Në përmbyllje të revoltimit të tij në ditë feste, Strazimiri bën hashtagun “ngrehuni e bjeruni”.