Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu është kritikuar ashpër nga ish-këshilltari i kryeministrit Berisha, Ylli Panariti në lidhje me përmbajtjen e emisioneve që realizon gazetari në TV Klan.
Sipas Panaritit, moderatori Fevziu po mban njerëzit në ankth me disa lloj temash, që sipas tij është detyrë e sistemit.
Komenti i tij erdhi pas emisionit që kishte si temë firkën nga vdekja.
“A keni frike nga vdekja, po pyet sot Fevziu – po me duket sikur thote shyqyr qe jeni gjalle. Mbreme fliste nga rreziqet qe i vijne femijeve nga interneti – po me kujtohet cfare avantazhi kane femijet e sotem ne saje te internetit. Para disa kohesh po shpjegonte se si te vjedhin te dhenat e kartes, po bleve ne internet – dhe pyesja veten pse tek ne nuk ekziston pothuajse fare blerja online, qe ka arritur perqindje te larta, mbi 50% ne UK, deri edhe tek vendet afer nesh, duke perfshire edhe Kosoven. Detyra qe i jep sistemi, eshte qe duhet te jetojme ne ankth”, shkruan Panariti.