Séanca e sotme e Kuvendit zhvillohet pa deputetët e Partisë Demokratike, pas vendimit të tyre për të bojkotuar me 10 ditë veprimtarinë parlamentare.
Ky qëndrim i opozitës është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili, për shkak të akuzave kundër kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së fundit plenare, u përjashtua për 10 ditë nga aktiviteti i Kuvendit.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon diskutimin e disa pr/ligjeve të fushës së financave, ndërsa në fund janë për votim dhe pr/ligjet e mbartura nga séanca e kaluar.