Reperi nga grupi i labelit ‘Babastars’ Getoar Selimi është një ndër më të përfolurit gjatë këtij viti në mediet rozë.
Herë si reper e herë si i dashuri i gazetares Marina Vjollca ai po bëhet lajmi i kryesor i showbizit, shkruan Magazina.al. Mirëpo ai duket se nuk i ka punët mirë me faqen në Instagram “Vip’at e bllokut” i cila njihet për ironizimet me artistët tonë.
Ai sot ka qenë kryelajmi në këtë faqe duke e krahasuar atë me fituesen e vitit të kaluar Eurovisionit, Conchita. I pari që e nisi këtë krahasim ishte reperi nga Shqipëria, Noizy i cili tash e sa kohë janë në telashe me ‘Babastars’.