Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë të ditur se burime të afërta me Interin kanë konfirmuar se klubi do të shitet te Suning Commerce Group me 5 qershor.
Sipas Reuters, investitori kinez dëshiron të blejë 70 % të aksioneve të klubit të Interit. Erick Thohir fillimisht refuzoi diçka të tillë, por për të mirën e klubit ka vendosur t’i shesë shumicën e aksioneve.
“Marrëveshja me Suning do të arrihet me 5 qershor”, ka thënë një burim për Reuters.
Suning Zhang Jindong, është njeriu i 403 më i pasur në botë. Pasuria e tij personale është 3.9 miliardë dollarë, ka 13.000 të punësuar dhe 1.600 dyqane Suning me vlerë 16.2 miliardë dollarë.
Shumë shpejt shumica e aksioneve te Interit pritet të kalojnë tek Suning Commerce Group, por president i Interit do të mbetet Erick Thohir./a.m.