Një kupë e vogël që kishte ndenjur për 30 vjet në dollapët e Universitetit Staffordshire të Aglisë, është shitur në ankand për 5.1 milion euro.
Nuk dihet si ka arritur ky punim qeramike në ambientet e universitetit, ku ka qëndruar në pluhur dhe pa asnjë kujdes.
Por, gjatë vitit të kaluar, kjo kupë bardh e kaltër e gjatë vetëm dhjetë centimetra, ka rënë në duart e njohësve të gjërave të vjetra.
Pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se bëhet fjalë për një artefakt të punuar në vitin 1425.
Në pjesën e brendshme të enës, është një shënim në shkrimin e lashtë kinez, që flet për Dinastinë Ming.
Me të dalë në ankand, kjo kupë është vlerësuar lartë, dhe është blerë nga një koleksionues anonim i artefakteve për shumën e lartë të parave.
Telegrafi/d.i.