Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kosovarë në Ditën Botërore të 1 Qershorit, ka uruar fëmijët, duke bërë thirrje tek institucionet publike që t’i marrin me prioritet në veçanti fëmijët në nevojë për mbrojtje institucionale.
Sipas KOMF, të dhënat e fundit të cilat institucionet e Kosovës kanë në dispozicion, flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve 32.8 % në krahasim me 29.7 % sa është për popullsinë e përgjithshme.
10.7 % e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë përderisa 6.8 % e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. 61.4 % e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike.
Fëmijët me aftësi të kufizuara nuk i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Rreth 10 % e fëmijëve përfitojnë nga shërbimet cilësore duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet sociale, citohet Zëri. (b.an)