Pas konfirmimit se do të largohet nga Nantes, gjatë kësaj vere, Lorik Cana është vërshuar nga ofertat. Në mesin e skuadrave të interesuara për kapitenin e Kombëtares është edhe ekipi zviceran, Lausanne-Sport, i cili nga sezoni i ri do të garoj në Superligë. Interesimin për Canën e ka konfirmuar presidenti i skuadrës zvicerane, Alain Joseph.
“U takova me babain e Lorikut (Agimin), për të diskutuar dy çështje të tjera. Sigurisht, më pas shfrytëzova këtë mundësi që të flisja edhe për rastin e Lorikut”, tha Joseph për 24heures.ch.
“Megjithatë, duket se ai tërhiqet më shumë nga ideja e një destinacioni të ri jashtë kontinentit evropian. Por, nëse ai në mënyrë të papritur do të vendoste të na bashkohej, gjë e cila duket e paimagjinueshme tani, unë do ta prisja krahëhapur”, tha Zhozef.
Ish anëtari i Sunderlandit, Galatasarayt, Marseilles dhe Lazios ka kaluar disa vite në akademinë e Lausanne, para se të transferohej në radhët e skuadrës së PSG-së në Francë.
ma.me