Këngëtarja Bleona Qereti ka menduar ta festojë ndryshe këtë 1 Qershor.
Ajo ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë duke bërë kështu një thirrje për më shumë vëmendje ndaj tyre.
“Dhuro gjak, shpëto një jetë! Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku…
Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gezuar 1 qershorin,”-ka shkruar Blena krahas fotos të postuar në Instagram. (express /r.a)