Pas skandalit të lirimit nga burgu i Lezhës të të kërkuarit nga drejtësia kosovare, Shuaip Zukaj, dënuar për vrasje, pezullohet nga detyra Prokurori i çështjes Gjergj Rudi.
Masa e pezullimit deri në përfundim të hetimeve është marrë këtë të mërkurë nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.
Rudi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me kërkesën për ekstradimi dhe fshehjen e saj në bashkëpunim me zyrtarët e burgut të Shën Kollit tashmë të shkarkuar për të njëjtin rast.
Pas skandalit të publikuar në media në pranga u vu juristi i burgut Devis Hoxha i cili po ashtu akuzohet për shpërdorim detyre. (shqiptarja / r.a)