Dhoma Amerikanë e Tregtisë ka prezantuar sot një studim për indeksin e biznesit për 2015-2016 në vendin tonë. Në fjalën e tij, kreu i ministrisë së Financave Arben Ahmetaj u ndal tek masat konkrete të ndërmarra nga qeveria për të ndihmuar biznesit.
Ahmetaj theksoi rëndësinë e reformave në sektorin e ekonomisë, e konkretisht në aksionin kundër informalitetit.
“E vlerësoj shumë këtë dokument dhe të gjithë ndjesinë që anëtarët e kësaj dhome të nderuar transmetojnë sa i takon ekonomisë dhe jo vetëm. Unë kam lexuar me vëmendje të madhe edhe komentet, që flasin ndoshta më tepër se shifrat. Do ta nis me një element që është pozitiv, me ndjeshmërinë që ka ky komunitet sipërmarrës në raport me citin 2016. Kjo ka treguar se besimi te ekonomia ka filluar të rritet. Besoj se është një thirrje për qeverinë për të përmirësuar elementë të tjerë të klimës së biznesit.
Kur u takuam, kërkova të shoh sesi kanë ecur kompanitë, dhe u gëzova pa masë që për vitin 2015 shumica e kompanive kanë përmirësim në qarkullim, e madje u është rimbursuar edhe TVSH. Shumica e tyre kanë prosperuar në legjitimitet dhe në përpjekjen e tyre të vetën. Kanë fituar më shumë për shkak të punës së tyre, dhe ekonomia është rritur me 2.6 %. Megjithatë ka perceptim të lëkundur sa i takon 2015, pro mos harroni se në këtë vit ne iu kthyem një beteje shumë të fortë kundër informalitetit. Çdo betejë e bërë pas 25 vitesh e bërë në atë formë, ka perceptime të ndryshme në terren”, tha ministri Ahmetaj.
BW/d.i.