Dikur i famshëm në fushë, por tani i lig për kosovarët. Dejan Saviçeviç dikur vlerësohej i afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Tani që Saviçeviç është kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, po vlerëson se UEFA ka bërë gabim të madh që e ka pranuar Kosovën.
Legjenda e Milanit ishte ndër të paktët që në Kongresin e UEFA-s, të mbajtur më 3 maj në Budapest, e kundërshtoi pranimin e Kosovës.
Por me gjithë kundërshtimin publik të tij, pastaj të përfaqësuesit të Serbisë dhe të përfaqësuesit të Zvicrës, kërkesa e Kosovës për pranim mori numrin minimal të votave të nevojshme, shkruan Koha Ditore. (b.an)