Një person është ndaluar nga policia e Beratit, i akuzuar për kundërshtim të policisë, largim nga vendi i aksidentit dhe armëmbajtje pa leje.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ndalimi i 34- vjeçarit nga Berati, Arqile Vrushaj. Ai akuzohet se duke drejtuar mjetin tip BMV X5, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin Ford, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kur është konstatuar nga policia rrugore nuk i është bindur urdhrit të tyre.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një thikë (kamë), si dhe një pushkë sportive pa leje.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Noa/d.i.