Xhani de Biazi ka zbuluar listen e perbere nga 23 futbolliste qe do te udhetoje ne France, per te zhvilluar Europianin.
Trajneri Xhani de Biazi ka lene jashte Herolind Shalen, Berat Gjimshitin, Amir Rrahmanin dhe Milot Rashicen.
Burime prane “Sport Ekspres” tregojne se ne momentin kur trajneri u ka komunikuar futbollisteve kete zgjedhje, mbrojtesi i Atalantes ka qene thuajse ne lot dhe teper i merzitur, sepse e deshironte vertet te shkonte ne France.
Edhe Shala u shfaq i prekur, pasi ka qene pjese e kuqezinjve prej dy vjetesh.
Gjimshiti sakaq i ka dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale një mesazh mjaft thumbues Xhani De Biazit, i cili e la jashtë listës përfundimtare për pjesëmarrjen në Euro 2016.
“Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në Evropian”, ishte mesazhi i mbrojtësit që shoqërohej me një foto në aeroport përkrah të përjashtuarit tjetër, Milot Rashicës.
Mungesa e Gjimshitit në listë është cilësuar si surpriza më e madhe e De Biazit i cili preferoi Frederik Veselin para tij. /a.m.