Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.
Në kuadër të kësaj dite, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka organizuar sot aktivitete të ndryshme për fëmijët, duke nisur nga lulishtja e Kryeministrisë në orën 10.00, aktivitete të cilat si çdo vit do të vijojnë tërë ditën.
Edhe Bashkia e Tiranës sikurse kishte premtuar se do të përurojë këndin e lojërave për fëmijë në këtë datë, do të nis festën e fëmijëve paraditen e sotme.
Ceremonia e përurimit do të zhvillohet në orën 10:00 dhe i pranishëm do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili bën të ditur se hyrja do të bëhet nga shtegu i Qershive.
Kryetari i bashkisë së Tiranës shkruan në Twitter ” “Mirëmëngjes? Gati për parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinën. Në fund të ditës, kur mbarojnë gjithë sherret, pyetja është a bëmë punë të dobishme për qytetin? Ky është fokusi ynë.”
1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh.
Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
d.i.