Pas dorëheqjes së Elvis Roshit në sheshin qendror të qytetit ka nisur një tubim në mbështetje të kryebashkiakut. Madje ka qenë vetë Roshi, i cili përballë tyre ka premtuar se do të rikandidojë sërish për kreun e Bashkisë së Kavajës. Roshi ka shtuar gjithashtu se do të vijojë betejën ligjore në Itali.
Në tubim janë mbledhur një sërë qytetarësh ku kanë spikatur gjithashtu edhe disa parrulla të ngritura në mbështetje të Roshit.
“Rroshi, njeriu i punës e jo i dhunës”, “Rroshi, kryetari hero i Kavajës”, kanë qenë disa nga nga parrullat.
Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës Klodian Shehu ka thënë se në 5 vite është bërë shumë për qytetin duke e afruar Kavajën me standartet europiane.
“Rroshi është ai që na bëri të kuptojmë se me punë arrihet gjithçka. Në 5 vjet PD bëri opozitë me emrin e Rroshit”, ka thënë Shehu.
Tubimi është thirrur nga kreu i PS në Kavajë Gentian Daja, ku marrin pjesë socialistët të këtij qyteti dhe punonjës të Bashkisë. Java/ a.k
Foto e publikuar nga panorama ne tubimin e socialisteve te Kavajes