Nga Mentor Kikia/
Elvisi që nuk mbane mend sa herë është dënuar, ai që s’mban mend sa emra ka, dhe të gjithë ata që janë dënuar e arrestuar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk kanë asnjë faj.
Ata janë krejt normalë në botën e tyre. Si çdo shoqëri, edhe këtu ka hajdutë, trafikantë, banditë, vrasës e përdhunues. Por këtu ndodhi një “ngatërresë”.
Në vend që këta të rrinin në punën e tyre, u përzjenë me politikën, u bënë VIP-a, u bënë deputetë, kryetarë bashkie, u bënë drejtorë, shef kabineti, funksionarë partie.
Dhe ky nuk është faji i tyre, por i politikës që ua kishte nevojën atyre dhe parave të tyre.
Sepse politikës i duhen horrat, pasi kështu rujanë votat nga hajdutët e njëri-tjetrit. Sepse politikës i duhen paratë trafikantëve për të bërë fushatat që kushtojnë e janë më luksoze se koncertet e Rihanës, dhe mbi të gjitha për të blerë votat e fukarenjve dhe injorantëve të cilëve u drejtohen si “sovranë”.
Ndërsa trafikantët futen në politikë pikërisht sepse u duhet mbrojtje.