Luftime të ashpra u regjistruan mes grupit të Shtetit Islamik (ISIS) dhe një aleance arabo-kurde në provincën Raqa në veri të Sirisë, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Në këtë shtet në luftë, rreth 23 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën një ditë më parë nga sulmet ajrore të kryesuara sipas OSDH-së nga avionë rusë në Idleb (veriperëndim), një qytet nën kontrollin e xhihadistëve dhe rebelëve. Rusia, aleate e regjimit sirian përgënjeshtroi faktin e kryerjes së sulmeve ajrore në këtë rajon.
“Në ditën e tetë të ofensivës së kryesuar në veri të provincës Raqa kundër ISIS-it me ndihmën e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Uashingtoni, konfrontime të shumta u shënuan mes forcave demokratike siriane dhe xhihadistëve”, sipas OSDH-së./a.m.