Rusët bëjnë mrekullinë. “Perftoran” u paraqit në treg disa vjet më parë, edhe pse shkencëtarët sovjetikë e zbuluan qysh në vitet 1970, transmeton koha.net.
“Gjaku i kaltër”, siç e quajnë ekspertët “perftoranin”, përbëhet nga fluorokarboni, i cili mund ta kryejë funksionon e shkëmbimit të gazeve, sikurse gjaku natyral. Ky ilaç i vlefshëm e ka një histori të pazakontë.
Për arsye të panjohura, ai ishte i ndaluar në BRSS, ndërsa krijuesi i tij pas një përndjekjeje në media dhe bastisjes në shtëpi, sipas versionit zyrtar, “bëri vetëvrasje”.
“Perftoran” është më efikas se qesja tradicionale për transfuzion me eritrocitet e koncentruara, sepse nuk i bart sëmundjet dhe i përshtatet secilit grup të gjakut.
Ky ilaç mund të ngrihet dhe shkrihet pesë herë, ndërsa afati i përdorimit është dy vjet, ndërsa eritrocitet e koncentruara mund të përdoren vetëm një muaj e gjysmë.
“Perftoran” është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e funksioneve jetike të organeve dhe indeve. Më mirë se ilaçet e tjera, ai i transporton nëpër organizëm gazrat dhe substancat e tjera, thonë ekspertët.
Megjithatë, disavantazhi i këtij ilaçi është aplikimi i shtrenjtë në situata të vështira, kur vjen deri tek humbja e sasisë së madhe të gjakut dhe nevojitet transfuzioni urgjent.
Kjo është arsyeja se pse në komunitetin mjekësor rus “perftorani” nuk është aq i popullarizuar sa gjaku i dhuruesve vullnetarë. Vetëm transfuzioni i parë për një pacient kushton rreth 50,000 rubla (më shumë se 1200 dollarë), citohet Koha.
Kjo do të thotë se një spital rus do të duhej të shpenzonte dhjetëra miliona rubla (mbi 240,000 dollarë) në muaj, duke e marrë parasysh numrin mesatar të transfuzioneve. (b.an)