Në moshën 77-vjeçare vdiq Rupert Neudeck, humanisti i madh që e ndihmoi Kosovën e pas luftës. Me rastin e vdekjes së Neudeck, Qeveria e Kosovës thotë se lajmin e ka përcjellë me dhimbje.
Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare.
Rupert Neudeck, ishte gazetarë, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.
Ai ka shkruar edhe për gazetën Koha Ditore, që e ka bërë si lajm. (b.an)