Autoritetet angleze kanë akuzuar dy persona si autorë të trafikimit të 18 emigrantëve shqiptarë që tentuan të futeshin në mënyrë ilegale nga kanali i La Manshit për në Britani.
18 shqiptarë u shpëtuan nga policia angleze pasi gomonia me të cilën ato po udhëtonin po fundosej.
Sipas mediave britanik, njëri prej tyre është një ish-kampion i Xhudos, i cili ka garuar për flamurin britanik edhe në kompeticionet europiane.
Robert Stilwell, 33 vjeçari dhe një tjetër shtetas anglez dolën përpara gjykatës, ku do të përballen me akuzën e trafikut të paligjshëm të emigrantëve.
Media britanike ka ngritur shqetësimin për fluksin e lartë të emigrantëve që po hyjnë ilegalisht në ishullin britanik.
Ndërsa ekspertët vendas kanë paralajmëruar autoritetet për gjendjen e vështirë në kufijtë e Britanisë së Madhe dhe për numrin e vogël të forcave detare që patrullojnë përgjatë kufirit.
Ata thanë se nëse situata vijon të jetë e tillë, kanali i La Manshit shumë shpejt do t’i përngjajë ujërave të Mesdheut, ku qindra emigrantë kanë humbur jetën./a.m.