Ministri polak i Drejtësisë, Zbignieë Ziobro, thotë se do të ankohet kundër një vendimi për mos ekstradimin e regjisorit të filmit, Roman Polansi, në ShBA për dhunimin e një të miture.
BBC shkruan se Ziobro, i cili po ashtu është edhe Prokuror i Përgjithshëm, ka thënë se ankesën do të dorëzojë në Gjykatën Supreme, transmeton Gazeta Express.
Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatës hodhi poshtë ekstradimin e Polanskit, duke e cilësuar si të “papranueshme”.
Regjisori i lindur në Poloni, i cili jeton në Francë, iku nga ShBA para dënimit në vitin 1978, pasi pranoi se kishte bërë seks me një vajzë të moshës 13 vjeçare. (b.an)