Shpërthim me lëndë eksplozive gjatë natës në katin e pestë të një pallati në kryeqytet.
Policia njofton se shperthimi ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Margarita Tutulani”, në katin e pestë të pallatit “Riviera”.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar ashensori i pallatit.
Shkak i këtij shpërthimi dyshohet të jetë një sasi lënde plasëse. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale. (javanews.al / r.a)